Vjedhin makinën në Belgjikë, ikin nga Austria, arrestohen në Gjermani

Tre shqiptarë të moshës 20-22 vjeç janë arrestuar nga policia gjermane, shkruan “salzburg.com”.

Ata u arrestuan pas një bashkëpunimi kufitar ndërmjet oficerëve të policisë bavarez. Të tre shqiptarët u arrestuan të enjten në Berchtesgaden, pasi kishin ikur nga një kontroll i policisë në Salzburg, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët e policisë së Salzburgut kishin ndaluar një BMW, por shoferi së bashku me pasagjerët kanë ikur me makinën e tyre drejt Gjermanisë. Ata u shpallën në kërkim dhe janë arrestuar të enjten pasdite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç një patentë shoferi të vjedhur, zyrtarët zbuluan se BMW ishte një makinë e vjedhur pak ditë më parë në Belgjikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?