Vjedhja 30 milionë euro. Vasili: Hajdutët e Rilindjes që po firmosin tenderat do e kenë vendin në burg
Partia Demokratike denoncoi sot një tjetër aferë korruptive të firmosur ditët e fundit nga zyrtarë të qeverisë. Bëhet fjalë për një aferë prej 30 milionë eurosh, e cila lidhet me Terminalin e Kontenierëve në Durrës. Sipas PD, fituesi i tenderit është një klient i qeverisë.
Lidhur me këtë skandal, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili paralajmëron zyrtarët e qeverisë për ndëshkime penale.
Në një postim në Facebook, Vasili thotë se ata që po firmosin tenderat do të përfundojnë në burg. “Hajdutet e rilindjes, qe po firmosin me nxitim, ne ikje e sipër, do t’a kenë vendin në burg ku do të përfundojnë bashkë me mafien qeveritare të biznesit të arbitrazheve ndërkombëtare”,- deklaron nënkryetari i LSI.
https://www.facebook.com/1701679976798494/posts/2464505630515921/