Vjedhja e argjendarisë, autorët çanë 4 mure për të kryer grabitjen

Policia e Tiranës ka shoqëruar 20 persona, që mund të kenë dijeni për supervjedhjen e argjendarisë në zonën e “Pazarit të ri” në kryeqytet.

Ndërkohë djali i pronarit të dyqanit, Kristi Sharka, ka rrëfyer skemën që kanë ndjekur grabitësit, të cilët besohet se kanë qenë disa, për të depërtuar në argjendari dhe grabitur më pas kasafortën me ar dhe bizhu në vlerën e 500 mijë eurove, siç pretendon dhe vetë pronari Pavlo Shkarpa.

Sipas Kristit, grabitësit dyshohet të kenë përdorur një palë shkallë për të hyrë në godinën që po restaurohet ngjitur me argjendarinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ata kanë çarë një mur, duke kaluar në kuzhinën e lokalit po në pronësi të familjes Shkarpa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, me anë të çarjes së një tjetër muri, ata kanë arritur të futen në argjendari.

Kristo Shkarpa: “Grabitësit kanë hyrë nga bulmetet që janë te pazari i ri dhe kanë gjetur një palë shkallë të bardha dhe i kanë hipur mbrapa kësaj pjesës këtu dhe pastaj kanë çarë murin.

Kanë çarë 4 mure gjithsej. Ky është muri i parë, nga ku janë futur dhe kanë dalë po këtu, duke ndjekur të njëjtin itinerar. Kur kanë ikur ata kanë hedhur dhe një tabaka që ka marrë policia për të kryer ekspertizën”.

Autorët janë kujdesur të mos lënë prova, duke marrë edhe kamerat e sigurisë, si dhe njësinë qendrore të regjistrimit.

Kristo Shkarpa: “Janë futur brenda dhe më pas kanë bërë dhe 3 vrima të tjera aty, kanë hapur një për lart ku është futur i pari dhe pastaj është hedhur poshtë ku është shkëputur alarmin dhe kamerën e sigurisë dhe më pas ka hapur nga brenda dyqanit një vrimë tjetër që të futeshin dhe njerëz të tjerë”.

Policia po heton disa pista mbi vjedhjen e argjendarisë, ndërsa në pyetje është marrë edhe pronari i godinës në proces restaurimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?