Vjedhja e argjendarisë, shoqërohen 20 të dyshuar
Policia e Tiranës ka shoqëruar 20 persona, si të dyshuar për supervjedhjen e argjendarisë në zonën e “Pazarit të ri” në kryeqytet.
Kristi Shkarpa, djali i pronarit të argjendarisë ka treguar për medien skenarin e vjedhjes.
Sipas tij, autorët dyshohet se kenë përdorur një palë shkallë për të hyrë në godinën që po restaurohet ngjitur me argjendarinë.
Më pas ata kanë çarë një mur, duke kaluar në kuzhinën e lokalit po në pronësi të familjes Shkarpa. Më tej, me anë të çarjes së një tjetër muri, ata kanë arritur të futen në argjendari, nga ku kanë grabitur një sasi ari dhe argjendi në vlerën e 500 mijë eurove.
Ndërkohë policia njofton se po heton disa pista mbi vjedhjen e argjendarisë, edhe pse autorët janë kujdesur të mos lënë prova, duke marrë edhe kamerat e sigurisë, si dhe njësinë qendrore të regjistrimit.
KOHA JONË SONDAZH

