Vjedhja e armëve në Pashaliman, dëshmia: Ika nga puna se kisha ftohtë

Një ditë pas raportimit të skandalit mbi vjedhjen e repartit ushtarak në Pashaliman, zbardhet dëshmia e ushtarakut që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.

Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë. Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë shprehur se familjarët e tyre po i trajtojnë si kriminelë. “Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, u shprehën familjarët. Kujtojmë se dje u raportua se në këtë bazë u vodhën 3 automatikë dhe municione të tjera nga baza ushtarake. Aktualisht policia po pyet të gjithë ushtarakët qe kanë qenë në punë atë natë në këtë repart ushtarak./BW/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?