Vjedhja e energjisë, arrestohen 9 persona

Sipas Policisë, në të gjithë vendin kanë vepruar 102 grupe të përbashkëta Polici- OSHEE. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 17 autorë.

Nga këta  janë arrestuar në flagrancë 9 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 5 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 persona të tjerë.

Janë kryer kontrolle  të përbashkëta Polici – OSHEE në 1.667 raste. Si dhe janë ndërprerë 1.114 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë. Po gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 93 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

SHKARKO APP