Vjedhja e votave në Dibër/ Kryemadhi: Pse nuk thirren në prokurori Manja, Qefalia, Gjylameti?

E ftuar në emisionin “360 gradë”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur edhe për dosjen e famshme të vjedhjeve të votave në qarkun e Dibrës, e njohur ndryshe si dosja “184”.

Sipas saj, Prokuroria duhet të thërrasë deputetët e PS-së, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia dhe Blerina Gjylameti, gjë që nuk ka ndodhur.

“Tre herë është ndërruar prokurori i çështjes 184. Pse ndërrohet prokurori i 184, pse nuk hapet? Pse nuk thirret Ulsi Manja, pse nuk thirret Xhemal Qefalia, pse nuk thirret Blerina Gjylameti, pse nuk thirret Damian Gjiknuri? Janë të regjistruar, janë në biseda telefonike. Këta kanë imunitet dhe ti nuk vazhdon çështjen për ata. Po të tjerët që nuk janë pjesë e imunitetit, eksponentë, ish drejtori i tatimeve të Dibrës, kryepleqtë e Dibrës”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?