Vjedhja në BSH, akuza: 5-6 vjet burg për secilin nga 10 të pandehurit

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për dhjetë të pandehurit, të akuzuar si të përfshirë në vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.

Kështu, prokurori Ramadan Troci, gjatë seancës së sotme gjyqësore kërkoi dënimin e Dorian Çollakut me 6 vjet burg;, Myzejen Belbës me 6 vjet burg, Liljana Tushës me 6 vjet burg, Bashkim Xhilagës me 6 vjet burg, Lavdim Canit me 6 vjet burg, Fatbardha Gurthit me 5 vjet, Mehdi Markut me 5 vjet burg, Gentjan Jahjan me 5 vjet burg, Bahri Allushit me 5 vjet burg dhe për Dhimitër Davidin 6 vjet burg.

10 të pandehurit ndodhen në bankën e të akuzuarve për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga drejtoria e thesarit të BSH-së. 

SHKARKO APP