Vjedhja në Drejtorinë e Transportit Rrugor, reagon Policia
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me vjedhjen që ka ndodhur gjatë natës në zyrat e Drejtësisë së Transportit Rrugor në Kashar, ku persona të paidentifikuar kanë marrë kasafortën.
Burime zyrtare thanë se ngjarja u raportua rreth orës 07:45. Të njëjtat burime sqaruan se dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
“Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve”,- thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.