“Vjedhja panoramike”, Berisha denoncon shifrën marramendëse për …

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se një tunel me kolona betoni në aksin Tiranë-Elbasan ka kushtuar 3.4 milion euro.

Berisha ka bërë krahasimin se një shifër e tillë është 2.4 herë më e lartë se sa ka kushtuar ndërtimi i 100 m tunel në shkëmb të malit të Krrabës ku ka përllogaritur edhe gjithë instalimet përkatëse të veprës.

Sipas ish-kryeministrit, ky është një investim që mund të realizohej me rreth 100 mijë euro por që qeveria e ka shfrytezuar për vjedhje nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje vjedhje spektakel panoramike e bandes se Edvinit!

Nje mburoje betoni me gjatesi 100 meter e vendosur mbi kolona betoni kushtoj 3.4 milione euro apo 2.3 here me shume se sa 100 m tunel ne shkemb ne malin e Krrabes.

Te dashur miq, vjedhjet e bandes se hajnave qeveritare ne autostraden Tirane – Elbasan tejkalojne jane monstruoze. Ato kalojne shuma te pabesueshme por une ketu kesaj rradhe do te ndalem vetem ne vjedhjen siç po e quajne Edvin Kristaq Hajni dhe ndrikull Riformato panoramike, per te cilen rrahin gjoksin si veper e vetme e tyre keto 6 vitet e fundit (mbasi çdo projekt tjeter ne infrastrukture e trasheguan ne vazhdim nga qeveria e meparsheme).

Ne kete vjedhje per nje mbrojtese betoni nga guret, dherat me gjatesi 100 meter e gjate e vendosur mbi kolona betoni qe ngrihen mbi bazamentin ekzistues te autostrades u shpenzuan 3.4 milione euro apo 2.4 here me shume se sa jane shpenzuar per ndertimin e 100 m tunel ne shkemb te malit e Krrabes, i cili pervecse ka mbrojtesen e betonit dhe çelikut ne te gjithe perimetrin e tij ka dhe instalimet inxhinjerike, elektrike, te ndriçimit, te aspirimit etj, te cilat objekti i hajnise panoramike nuk i ka.

Keshtu miq, nje shembje guresh ne faqen e malit te autostrades Krrabe – Elbasan, qe sipas eksperteve te ndertimit zgjidhej perfundimisht me nje investim prej gjithsej 50 deri ne maksimum 100 mije euro, hajnat e narkoqeverise e shfrytezuan per vjedhjen e tyre te bukur panoramike prej se paku 3 milion euro te takspagueseve shqiptar. sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?