Vjehrra nga SHBA e kunata nga Gjermania rrahin nusen në Fier

 

Një nuse e re, 23 vjeçe, është rrahur nga bashkëshorti i saj tetë vjet më i madh, por nuk ka mjaftuar kjo, sepse në “sulmin” ndaj saj janë futur edhe vjehrra dhe kunata e saj.
Kjo ka ndodhur në Patos të Fierit dhe nga Specialistët për krimet në Komisariatin e policisë Fier, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për 23-vjeçaren E.H., banuese në fshatin Verbas, Patos.
Burime zyrtare policore i thanë agjencisë noa.al se bashkëshorti i të resë, Erald  H., 31 vjeç, nëna e tij dhe vjehrra e të shoqes, L.H., 52 vjeçe, banuese në SHBA dhe motra e tij e kunata e të shoqes, V.D., 34 vjeçe, banuese në Gjermani, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së re, transmeton noa.
Policia nuk dha detaje për arsyet pse gruaja e re u përfshi në dhunë fizike dhe psikologjike nga i shoqi, si dhe vjehrra e kunata që jetojnë përkatësisht në SHBA dhe Gjermani e që kishin ardhur me pushime verore.(kosova.sot)

SHKARKO APP