Vjehrri vrau nusen e djalit, vjehrra trondit me dëshminë e re: U fut në dhomën e saj nga dritarja

Xhevahir Hoxha vrau nusen e djalit Merushe Hazizi, dhe vjehrra ka treguar të vërtetën sesi burri i saj u fut në dhomën e të resë nga dritarja. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo flet edhe për konfliktet e vazhdueshme mes 30 vjeçares dhe Xhevahirit.

Pyetje: Fationi ka dhënë një dëshmi shumë të rëndë në media, ka thënë që dikur para dy tre vitesh Xhevahiri kur Merushja ka qenë në banesën tuaj ka ardhur në formën e shoqërisë për të fjetur, ka hyrë nga dritarja. Sa e vërtetë është kjo? Mbani mend ndonjë nga kjo?

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Unë nuk e dija në mëngjes e mora vesh. Më tha nusja tjetër që këtu është puna. Mua Xhevahiri më tha që hyra për të trembur. I tha asaj çfarë kërkon që vjen këtu.

Pyetje: Nusja tjetër çfarë ju tha.

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Nusja më tha që kishte hyrë nga dritarja. Unë nuk dija gjë se ai flinte në dhomë më vetë. Kishim nja 20 vjet që ne flinim veç e veç.

Pyetje: Zhurmën e Merushes e dëgjove?

Gruaja e Xhevahir Hoxhës: Jo nuk e dëgjova, e kishte mbyllur derën.

SHKARKO APP