“Vjen goditja e dytë më e rëndë”, Sali Berisha ironizon: Shqipëria nënkampione për mundësi punësimi
Ish- kryeministri Sali Berisha ka ironizuar me shifrat që vijnë nga Forumi Ekonomik Botëror, të cilat e rendisin Shqipërinë të parafundit për mundësitë e punësimit.
Pas raportit të Fitch për uljen e investimeve të huaja, Berisha i konsideron shifrat e WEF si goditjen e dytë më të rëndë.
Berisha bën me dije se sipas WEF, në Shqipëri 19% e të diplomuarve, 20.4% me arsim të mesëm dhe 13/8% me arsim bazë janë të papunë.
STATUSI I BERISHËS
Shqiperia nenkampione, pra e parafundit ne bote ne mundesine e punesimit!
Miq, renies se rrufeshme me 110 vende me poshte e mbrojtje te investimeve te huaja, vjen goditja e dyte me e renda per Shqiperine! Kjo goditje vjen nga Forumi Ekonomik Botëror (ËEF) i cili e renditi Shqipërinë të parafundit për mundësitë e punësimit në raportin botëror të lëvizshmërisë sociale 2020.
Ne kete raport per mundësi të punësimit Shqipëria u vlerësua vetëm me 32.5 pikë duke u pozicionuar në vendin e parafundit (vendi 81 nga 82 shtete).
Në raport thuhet se rreth 19% e atyre që kanë diploma janë të papunë, së bashku me 20.4% të atyre me arsim të mesëm dhe 13.8% të atyre me arsim bazë. Këto tregues shprehin qartë se ata me arsim më të lartë kanë më shumë gjasa të jenë të papunë, çka kontribuon në situatën e “rrjedhjes së trurit” – emigrimit. Mjerisht, mbi gjysma e punëtorëve janë në punësim të cenueshëm dhe rrezikojnë të humbasin punën e tyre.