Vjen lajmi i mirë për të gjithë ata që kanë makinë me timon “anglez”, qeveria mund të tërheqë..

Shqipëria mund të zhbëjë së shpejti ndryshimin ligjor të vitit 2014, i cili ndalon regjistrimin e makinave me timon në krahë të djathtë në vendin tonë. Hyrë në fuqi më 2015, ky ndryshim ndalon importimin e këtyre automjeteve ose kërkon që të ndryshohet pozicioni i timonit.

Komisioni Europian ka shqyrtuar kërkesën e eurodeputetit britanik Daniel Dalton, i cili ngrinte pyetjen nëse ky vendim i autoriteteve shqiptare ishte në përputhje me rregullat dhe direktivat në fuqi, të cilave duhet t’u përmbahet edhe Shqipëria me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA).

Në përgjigjen e tij, KE shprehet se masa e marrë nga autoritetet shqiptare ka si precedent masat e ndërmarra edhe nga shtetet anëtare Polonia dhe Lituania, për të cilat Gjykata Europiane e Drejtësisë u shpreh se binin ndesh me direktivat 2007/46 dhe 70/311.

Swiss Digital Desktop Reklama

Direktiva e fundit, në nenin e dytë përcakton se asnjë shtet nuk mund të refuzojë aprovimin e një automjete në bazë të pajisjes së drejtimin (timonit).

Swiss Digital Mobile Reklama

Si masa të mëtejshme, KE do të kërkojë më tepër informacion nga autoritetet shqiptare dhe do ta analizojë situatën mbi bazën e përcaktimeve të MSA-së.

Kufizimi i vendosur nga Shqipëria si për makinat e reja, edhe për të përdorurat që kanë timonin në krahun e djathtë do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme mes palëve. Kjo mund të sjellë detyrimin e palës shqiptare që të tërheqë ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor./ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?