Vjen në portin e Durrësit pronari i ekipit anglez Manchester City me një nga jahtet me të mëdhenjë në botë

Porti i Durrësit mirëpriti për të pestin vit radhazi një nga jahtet më të mëdhenj dhe më luksozë në botë – jahtin A+, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit anglez të futbollit Manchester City.

I projektuar nga dizenjuesi i njohur Tim Heywood dhe me interier të kuruar nga Terence Disdale, A+ është një simbol i teknologjisë detare dhe luksit ekstrem. Jahti ka kapacitet për të strehuar 52 mysafirë në 26 kabina dhe mbështetet nga një ekip prej 79 personash.

Mjeti lundrues është i pajisur me motorë Wärtsilä Diesel Electric, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 19 nyjesh, ndërsa shpejtësia e zakonshme e lundrimit është 12 nyje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Kapitenit të Portit të Durrësit, bashkë me A+ kanë mbërritur edhe dy jahte mbështetëse, të quajtura M2 dhe Alesund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë qëndrimit në port, pritet që të furnizohen me rreth 900 mijë litra naftë, për të cilën pronari do të paguajë një taksë luksi prej 40 centësh për litër, përveç çmimit të tregut që aktualisht është rreth 60 cent për litër.

Vetëm nga kjo taksë, arka e shtetit shqiptar do të përfitojë afro 360 mijë euro për një qëndrim prej 10 orësh, pa përfshirë taksat portuale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?