Vjosa kërcënon të përmbytë Novoselën, 2 metra mbi pikën kritike

Shirat e rrëmbyer e kanë çuar në pikën kritike lumin e Vjosës, që rrezikon të përmbytë zonë ne Novoselës. Sipas kret të komunës Novoselë në Vlorë brenda një orë mund të gjenden nën ujë fshatrat Fitore dhe Bishan. (Foto arkiv)

Është mbledhur dhe Shtabi i Emergjencave për të marrë masat për të shmangur këtë kërcënim që vjen nga lumi Vjosa që rrezikon një numër të madh banorësh.

Prefektja e Vlorës:  Vjosa 2 metra mbi pikën kritike 

Ora 13: 26 Prefektja e qarkut të Vlorës, Etjona Hoxha informon se niveli i Vjosës ndodhet 2 metra mbi pikën kritike por situata po menaxhohet ”Ka probleme në fshatin Murriz dhe Selenica është pa ujë të pijshëm”

Kryekomunari i Novoselës: Duhet ndërhyrje urgjente
Ora 11: 38
 Në një lidhje telefonike për Ora News kreu i komunës Novoselë, Kanan Shakaj informoi se niveli i Vjosës po ngrihet, ka kaluar pikën kritike dhe se duhet të ndërhyhet urgjentisht në Murriz të Bishanit.

Kanan Shakaj: Niveli i Vjosës po ngrihet dhe ka kaluar pikën kritike. Kemi njoftuar popullatën për tu larguar ato familje që rrezikojnë të përmbyten. Që në orët e para të mëngjesit janë marrë masa për të evakuar banorët. Situata pritet të vështirësohet, për shkak të prurjeve të mëdha që priten të vijnë nga Tepela e Memaliaj.

Janë 20 familje që kanë banesat pranë shtratit të lumit që rrezikojnë të përmbyten. Kemi kërkuar ndihmë nga bordi i kullimit dhe prefektura e Vlorës. Duhet të ndërhyhet urgjentisht në Murriz të Bishanit. Nëse nuk ndërhyhet me mjete të rënda do të ketë pasoja të rënda, fshati Bishan e Poro përmbyten. Banorët janë të gatshëm të evakuohen. Është bërë gati vendi ku do të strehohen. Prurjet që vijnë nga Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti janë shumë të mëdha. Bordi I kullimit punon me kapacitet të plotë 4 pompa.

Ora 12: 17  Panariti në Fier 

Situata e reshjeve ka bërë që ministri Panariti dhe stafi i tij të nisen me urgjencë drejt qarkut të Fierit. Mungesa e energjisë prej dy ditësh në Fier ka shkaktuar bllokimin e hidrovorit

SHKARKO APP