Vjosa, mbretëresha e lumenjve të Europës

“Ka nisur punën Zyra e Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, e cila ka një rol kyç në misionin e mbrojtjes të Vjosës dhe luginës së saj, biodiversitetit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Respekti për mjedisin është në themel të vizionit për një menaxhim të qëndrueshëm e të kujdesshëm në mënyrë që Vjosa dhe pasuritë e saj të mbeten të gjalla edhe për brezat e ardhshëm.

Vetëm duke qenë së bashku, përmes një koordinimi të ngushtë nga punonjësit e zonave të mbrojtura përgjatë Vjosës, te mijëra vizitorë që e shijojnë çdo ditë e deri në çdo institucion qendror, mund t’i japim një mbrojtje të denjë Vjosës dhe degëve të saj – mbretëreshës së lumenjve të Europës”- shkruan Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?