Vjosa Osmani për CNN: Amerika na ruan shpinën. Serbia drejt Moskës apo BE-në?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për ”CNN”, ku është pyetur për aspiratën e Kosovës që të anëtarësohet në mekanizmat perëndimor.

“Jo se është vetëm e rëndësishme, por besoj se në këtë kohë të zhvillimeve në Ukrainë të gjithë e kuptojnë që të jemi në NATO nënkupton të jemi të sigurt. Praktikisht arsye kryesore e njerëzve të Kosovës dhe neve si liderë të lëvizim drejtë anëtarësimit të NATO-s është për shkak sigurisë”. Sa për raportet me Serbinë, Osmani ka bërë të ditur se s’ka opsion tjetër, pos njohje reciproke.

“Njohja e ndërsjellë është qendra dialogut dhe posa ta kuptojë Serbia se pavarësia e Kosovës dhe sovraniteti i saj janë një realitet i pakthyeshëm më mirë për ta dhe më mirë për raportet tona e paqena afatgjatë në rajon. Shpresoj se Serbia përballet me të kaluarën e vetë dhe largohet nga trashëgimia e Millosheviçit që të lëvizim drejt Bashkimit Evropian. Ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt. Ne si Kosovë asnjëherë nuk kemi shikuar tjetërkah, s’kemi shteg tjetër. Serbia provon të ecë në dy shtigjel, drejt Moskës e drejt Perëndimit”.

SHKARKO APP