Vjosa përmbyt serat e fermerëve në Samaticë të Beratit

Dhjetëra sera janë gjendur nën ujë këtë mëngjes në fshatin Samaticë të Beratit. Shirat e vazhdueshëm në territorin e Shqipërisë kanë ndikuar edhe në prurjet e lumit Vjosa si dhe bllokimin e kanaleve kullues nëpër fshatra.

Fermerët nuk kanë mundur të bëjnë më tepër se të shohin teksa prodhimet e këtij sezoni nën ujë.

Për ta pushteti vendor nuk ka marrë masa paraprake, edhe pse një situatë e tillë pritej nga dita në ditë. Kanalet kullues ja të bllokuar, e si pasojë, uji vërshon në tokat bujqësore pa pasur rrugë kalimi tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?