Vlahutin promovon Hasin (FOTO)
Zhvillimi i turizmit rural dhe rritja ekonomike që ai sjell, ishin në qendër të takimeve që ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin zhvilloi në bashkinë e Hasit.
“Ishte kënaqësi të shihje një komunitet të vogël e të largët, por të mirëmbajtur dhe me shumë potencial”, ishte komenti i ambasadores Vlahutin për këtë vizitë.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, falë një projekti ndërkufitar financuar nga BE-ja, së shpejti të pasionuarit pas natyrës do të kenë mundësinë të zbulojnë malet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke shëtitur më këmbë dhe biçikleta përgjatë shtigjeve të gjatë, duke qëndruar në bujtinat e rinovuara të barinjve dhe duke shijuar ushqimet e freskëta të prodhuara në rajon, që vijnë drejtpërsëdrejti nga fermerët vendas dhe familjet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

