Vlerësimi i hebrejve: Shqipëria e vogël ruan moralin e botës

Etika e shqiptarëve qëndron tek fjala “besë”. Fjala besë do të thotë “premtim” dhe për një shqiptar, sipas fjalëve të znj.Neumann kur thotë se: “Një premtim është një premtim, pa marrë parasysh çfarë ndodh”. Më tej, është dhe një premtim i nënkuptuar i mikpritjes. “Një i huaj në shtëpinë e Shqiptarit duhet të jetë i ruajtur, i mbrojtur me çdo kusht”,  tha ajo. “Ajo shkon aq larg sa thotë se nëse diçka ndodh me një të huaj, në rrugën e tij në shtëpinë e Shqiptarit, ata janë përgjegjës dhe nëse ndodh diçka e keqe kjo është një turp për të gjithë vendin”.

Megjithatë, historia se si vendi i vetëm mysliman në Europë mbajti Holokaustin në gji edhe kur u pushtua nga nazistët është ajo që Johanna Gerechter Neumann dëshiron që ju të mbani mend. “Unë shpesh them se Shqipëria e vogël ka ruajtur moralin e botës”.

Znj. Neumann u lind në Hamburg në vitin 1931. Por, nga viti 1939 deri më 1945, ajo ka jetuar në Shqipëri. Historia se si ajo dhe prindërit e saj por dhe më shumë se 2,000 hebrenj bënë rrugën e tyre për në Shqipëri e që jetonin jashtë luftës pa trazira në një territor të kontrolluar, është mbresëlënëse. Prindërit e saj, Siegbert dhe Alise Gerechter, zbuluan se Shqipëria mund të ishte rruga për largimin e tyre nga Gjermania. Jo se ata ishin të shpejtë për të kërkuar shpëtim por ishte i vetmi vend i besuar. Babai i saj, thotë ajo, ishte një patriot gjerman. Ai kishte luftuar në vijën e frontit në Luftën e Madhe, në të cilën vëllai më i vogël qe vrarë. Atij ju dha një medalje e veçantë nga Hitleri, së bashku me të gjithë veteranët e vijës së parë, në vitin 1935.

Shqipëria sundohej nga Mbreti Zog i cili ishte zgjedhur si kryeministër në vitin 1925 dhe më pas supozuar si monark në vitin 1928. Mbreti Zog ishte mysliman, siç ishte katër të pestët e popullsisë së një milion Shqiptarëve. Në fillim të viteve 1930, mbreti ishte përpjekur të inkurajonte çifutët të emigronin në masë në vendin e tij, të cilën ai donte për ta modernizuar.

Më 1 mars, ata arritën në portin e Durrësit. Ata nuk u larguan nga Shqipëria deri pas luftës. “Për një vajzë të re siç isha unë, ardhja në Shqipëri është një aventurë,” tha Neumann.

 Ajo bëri miq. Ajo e mësoi gjuhën. “Unë shpesh mendoj se si u ndjenë prindërit e mi? Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për ta që të linin çdo gjë dhe të shkonin në një vend që nuk e njihnin. Jo vetëm për shkak të gjuhës e të vendit por për çdo gjë”.

Pesë javë pasi Neumanns mbërriti në Shqipëri, italianët pushtuan dhe Mbreti Zog iku. Megjithatë, edhe pse Musolini ishte aleate me Hitlerin, “Pushtimi italian na mërzit pak,” tha ajo. “Italianët ishin shumë të dhembshur. Ata e dinin se ne ishim hebrenj. Ne patëm miq në mes të ushtarëve”.

Burimi: Jewish Standard/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP