Vlonjati fotografon votën dhe largohet nga qendra e votimit, Policia dhe Prokurori mbërrijnë në vendngjarje

Një qytetar nga Vlora është shpallur në kërkim, pasi ka konstatuar se fotografuar votën. Mësohet se personi në fjalë Sh.Tare ka mundur të largohet nga qendra e votimit.

Rasti ka ndodhur në qendrën e votimit 4498 dhe ishin komisionerët e PD ata që njoftuan policinë.

Policia dhe Prokurori ka mbërritur në vendin e qendrës së votimit. Ky është rasti i gjashtë i incidentit të ndodhur në të gjithë vendin. Më parë janë konstatuar qytetarë që kanë fotografuar votën në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Lunxhëri dhe Korçë.

SHKARKO APP