Vlora e veshur kuq e zi (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Vlora, e cila duket se është veshur me ngjyrat e Pavarësisë Kombëtare.

Vlora, qyteti ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, do të jetë kryeqendra e festimeve për 113-vjetorin e shtetit shqiptar.

Qyteti është zbukuruar me flamuj të shumtë, jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes për të vendosur një flamur në ballkonet e shtëpive të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim pamjet nga Vlora e zbukuruar për festën e flamurit shqiptar:

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?