Vlora nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut

Vlora kaloi një natë të vështirë. Reshjet  intensive të së shtunës shkaktuan përmbytje në një pjesë të mirë të qytetit.

Shumë rrugë dhe lagje u vendosën nën pushtetin e ujit që arriti në disa centimetra, për pasojë lëvizja e këmbësorëve u bë gati e pamundur.

Ndërsa ajo e mjeteve ishte e vështirë.

Problematika pati kryesisht në rrugët e lagjes pavarësisht në zemër të qytetit.

Nën ujë u vunë edhe bulevardi i ri Vlorë-Skelë, lagjja “Pavarësia” pranë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndërmjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike.

Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi të qytetit si lagjja “Kume”, “Çole”, lagjja “24 Maji”, dhe “1 Maji”.

Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve dolën në terren për të hapur pusetat për largimin e ujit ndërsa në zonat më problematike u kërkua edhe ndërhyrja me bote.

Mëngjesin e së dielës uji ishte tërhequr, por moti i keq vijon të karakterizojë Vlorën dhe disa qytete të vendit.

 

SHKARKO APP