Vlora nën ujë, vështirësohet qarkullimi në disa akse rrugore
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 09:55
Qyteti i Vlorës është përmbytur nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë mëngjesit të sotëm. Raportohet se disa lagje dhe akse rrugore të Vlorës, ndodhen nën pushtetin e ujit.
Bëhet me dije se lagjja “28 Nëntori”, zona e “Skelës”, lagjja “Pavarësia”, në këto momente janë të bllokuara nga uji. Kjo vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e kalimtarëve. Ndërkohë, reshjet e shiut vazhdojnë që të bien me intensitet të lartë.
KOHA JONË SONDAZH

