Vlora premton rritje të pjesëmarrjes në votimet e së dielës

Nëse në zgjedhjet e fundit, qarku i Vlorës regjistroi një pjesëmarrje relativisht të ulët në votime, të dielën pritet e kundërta. Në rang qarku, votuan vetëm 35.7% e personave me të drejtë vote, ose thënë ndryshe vetëm një e treta përcaktuan deputetët që do t’i përfaqësonin në Kuvend.

Katër vite më pas duket se situata ka ndryshuar. Qytetarë të shumtë janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

Vetëm një pjesë e vogël e të intervistuarëve nuk e kishin vendosur ose janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në votime. Në zgjedhjet e 25 prillit janë regjistruar mbi 318 mijë përsona me të drejtë vote, që do të votojnë në 447 qendra votimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?