Vlora, rajoni më i prekur nga moti i keq – Reshjet dhe stuhitë dëmtojnë rrjetin elektrik në disa zona (FOTO)
Vlora vijon të jetë rajoni më i prekur nga moti i keq. Reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.
Reshjet kanë lënë pasoja të konsiderueshme duke rrëzuar shtylla, konkretisht në Nartë, në Himarë është stakuar fideri 1, në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë.
Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos, në Rradhimë është shkëputur përcjellësi, ndërsa në Selenicë ka probleme në kabinën “Resulaj”.
OSHEE Vlorë ka marrë masat tekniko-organizative dhe punonjësit janë shpërndarë në zonat e prekura, ku në disa akse është duke u punuar, në kushte aspak të favorshme moti.