Vlorë, 20 vatra zjarri në katër ditë
Në një kohë që temperaturat janë ulur, shtatori nisi me zjarre në Vlorë. ”3-4 ditët e fundit kemi dalë mbi 20 herë, me kaq personel nuk e mbulojmë dot një situatë kaq të rëndë”,- thonë zjarrëfikësit.
Zjarri në fshatin Poro sipas përllogaritjeve, thuhet se janë djegur mbi 22 hektarë pyjë. Dyshimet janë se pjesa më e madhe e rasteve janë zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale, ndaj prefekti i Vlorës thonë se ka kërkuar që përgjegjesit të ndëshkohen.
Nuk mungon as një kritikë për bashkinë e Vlorës, që sipas tij duhet të ndërhyje në mënyrë emergjente për të modernizuar repartin zjarrfikës, i cili vuan mungesën e pajisjeve dhe shpesh ndodhet në pamundësi për të bërë detyrën.
Pas muajve të verës, shtatori konsiderohet muaj me rrezikshmëri të lartë për zjarret, pasi është koha kur fermerët pastrojnë tokat ose kullotat, nga ku kanë nisur pjesa më e madhe e zjarreve.