Vlorë/ Adoleshenti godet me thikë 38-vjeçarin me probleme mendore

Një adoleshent ka goditur me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, ku dyshohet se i mitur I. H.,  gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë R. V.

38-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP