Vlorë, asgjësohen 3860 rrënjë kanabis

Policia e Vlorës  ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 3.860 rrënjë bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella në fshatrat Llakatund dhe Karbunarë.

“Bimët narkotike ishin të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronarë në mes të pyllit si dhe të shtrira anës lumit të Shushicës, me lartësi nga 20 cm deri në 40 cm, të cilat Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve”, informon policia e Vlorës.

Gjithashtu, policia e qytetit bregdetar të Vlorë ka arrestuar  edhe një person të shpallur në kërkim që në vitin 2006, shtetasin e quajtur Agim Qejvani, 45 vjeç, banues në fshatin Risili Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas është dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?