Vlorë, atentat anëtarit të “Bandës së Gaxhait”

Rreth orës 21:49, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar një person, i cili se është plagosur me armë zjarri.

Gjatë veprimeve paraprake ka rezulatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në hyrje të pallatit ku jetonte, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Armando Sulejmani, 39-vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka shoqëruar disa persona, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e ngjarjes, sipas policisë janë gjetur 13 gëzhoja, të cilat janë shkrepur nga dy armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetimeve, dy prej gëzhojave janë shkrepur nga i plagosuri dhe 11 të tjerash nga autorët.

Personi i plagosur ka qenë duke shkuar në shtëpi dhe dy persona i kane zënë pritë në hyrjen e pallatit dhe kanë shtene ne drejtim të tij.

Ndërkohë, i plagosuri, i cili ka marre dy plumba ne trup, por ndodhet jashte rrezikut për jeten, iu është përgjigjur me pistoleten tip TT që kishte me vete, raporton Ora.

Policia sqaron se 39 vjecari ka qenë i dënuar me 20 vite burg per vrasje.

Policia po punon dhe po merr ne pyetje te plagosurin si dhe një person tjetër, i cili e shoqeronte atë.

Atentatorët kanë qenë dy persona te maskuar dhe jane larguar neper rrugicat e lagjes duke perfituar dhe nga errësira.

Sqarimi i policisë:

Rreth orës 21:49, në Spotalin Rajonal të Vlorës ka shkuar një person i cili dyshohet se ështe plagosur me armë zjarri.

Gjatë veprimeve paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në hyrje të pallatit ku jeton, dyshohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi: A. S. 39 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka shoqëruar disa persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?