Vlorë, babai fsheh drogën në çorape t’ia çojë djalit në burg

Shënohet rasti i dytë brenda pak ditësh kur një prind arrestohet teksa po tentonte t’i fuste drogë djalit të tij në qeli.

Kadri Bami, 60 vjeç kishte fshehur 8 doza me kanabis tek “çorapet”, të futura në këpucë, me qëllim që të mos dukeshin dhe më pas ka shkuar në Burgun e ri të Vlorës për t’ia dhënë të birit, i dënuar me 8 vjet burg.

Lënda narkotike, gjithsej 14.4 gr kanabis, ishte e ndarë në 8doza të vogla, e mbështjellë nga brenda me qese jeshile dhe nga jashtë me qese të bardhë të tejdukshme.

“Arrestimi i këtij shtetasi u krye në ambientet e IEVP– (Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale), ose në Burgun e Ri të qytetit të Vlorës, ku kishte për të takuar djalin e tij, (E.B, i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “vjedhje në bashkëpunim”,” informoi sot policia e Vlorës.

Kadri Brami ka qenë i dënuar më parë dhe ka kryer dënimin 1 vit burg për veprën penale “vjedhje”./Ora

SHKARKO APP