Vlorë, dhunoi nënën dhe vëllanë, pranga 40-vjeçarit

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet për dhunë në familje.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se Armand Sherifi, 40 vjeç ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën dhe vëllanë.

“Ditën e djeshme në lagjen ”28 Nëntori”, në banesë, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht nënën e tij shtetasen E.K., 64 vjeçe, duke thyer edhe Urdhër Mbrojtjen e saj. Gjithashtu ky shtetas po në të njejtën banesë ka dhunuar vëllanë e tij shtetasin B.Sh., 32 vjeç”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?