Vlorë, dogji një makinë, arrestohet 24 vjeçari

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme të një automjeti.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 09:00 në lagjen ”24 Maji”, ku është djegur një automjet tip Iveko në pronësi të shtetases E.S..

“Automjeti ka qenë i parkuar brenda një pike grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme, dhe ka qenë në përdorim nga punonjësit e kësaj firme. Në përfundim të hetimit Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Resul Zeqiri, 24 vjeç, banues në Vlorë”, sqaron policia.
Nuk dihen arsyet se pse i riu ka djegur automjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?