Vlorë, eksploziv automjetit, plagosen rëndë dy të rinjtë

Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër në hyrje të qytetit të Vlorës mëngjesin e kësaj të shtunë.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se nga forca e shpërthimit dy persona që udhëtonin në automjet kanë mbetur të plagosur. 
Sipas burimeve, nga forca e shpërthimit, vetura tip “Ford Focus” dhe me targë “DR 8135 E” ka dalë nga korsia dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. 
Ndërkohë, dy të plagosurit, një djalë dhe një vajzë, janë dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, shtojnë më tej burimet.

SHKARKO APP