Vlorë: Familjet lirojnë shtëpinë e oficerëve

Godina e  njohur si shtëpia e oficerave në Vlorë do të shndërrohet në shtëpinë e re të Kadastrës në qytetin bregdetar. Tetë familjet që prej kohësh jetonin aty  me qira u larguan.

Ata nuk e kundërshtuan vendimin për të cilin ishin paralajmëruar, por nga ana tjetër thonë se do të përballen më vështirësi për të gjetur shtëpi

“Ku të shkojmë? thonë banorët

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj nga Bashkia e Vlorës kërkojnë strehim

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duam një banesë sociale. Kam 5 fëmijë ku të shkoj?” thote një banor

Por bonusi i qirasë deri në 15 mijë lekë në muaj është zgjidhja që u ka ofruar këtyre banorëve Bashkia e Vlorës, pasi thonë se janë njoftuar me vonesë

Shtëpia e Oficerave në Vlorë prej disa vitesh ishte kthyer në një strehë për familjet në nevojë për shkak të një qiraje të ulët që paguhej.

Ndërsa tashmë, ndërtesa pritet të rivihet në funksion të qytetarëve.

Ora News - Vlorë: Familjet lirojnë shtëpinë e oficerëve

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?