Vlorë: Goditet arkitekti i bashkisë, arrestohet biznesmeni

Dy ditë pas djegies së makinës së kryebashkiakut Dritan Leli, një tjetër zyrtar i bashkisë së Vlorës është sulmuar për shkak të detyrës. Arkitekti i bashkisë, Klaudio Mehmetaj është goditur mbrëmjen e së premtes, 11 tetor,në lagjen 15 Tetori”.

Policia thotë se autori i ngjarjes është Erjon Cajan, 47 vjeç, biznesmen i njohur në qytetin e Vlorës. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të detytës së Mehmetajt por nuk përjashtohen pistat e tjera.

Canaj është biznesmen në fushën e ndërtimit dhe në pronësi të tij janë disa lokale në qytetin bregdetar. Policia ka arrestuar biznesmenin ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person me inicialet A.M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja është ende në hetim. / Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Vlorë, goditet arkitekti i bashkisë, arrestohet biznesmeni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?