Vlorë, gruaja hidhet nga pallati, gjen vdekjen e menjëhershme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në qytetin e Vlorës.

 Një grua 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga pallati.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasja Brikena Nurellari, banuese në zonën e Ujit të Ftohtë, është hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Nga verifikimet e para ka rezultuar se gruaja ishte e divorcuar dhe nënë e një vajze 20-vjeçare

Ajo vuante kohwt e fundit nga depresioni.

Mësohet se gruaja gjeti menjëherë vdekjen për shkak të lartësisë nga është hedhur.

SHKARKO APP