Vlorë, nis periudha e pikut turistik
Pushues nga vende të ndryshme janë besnikë të vendit tonë dhe per ta pavarësisht rritjes së çmimeve si kudo në bot Shqipëria është nga nga vendet me çmime më të përballueshme për çdo lloj “xhepi”. Vlora ka hyrë tashmë në periudhën e pikut të sezonit turistik. Prenotimet janë rritur, jo më dy ditore por në periudha më të gjata. Turistët i gjejmë nga Kina, Maqedonia e Veriut, Gjermania por dhe Kosovarët që nuk e tradhtojnë Shqipërinë.
“Jam Bela nga Kina por jetoj në Gjermani. Për mua hera e parë që vij në Shqipëri dhe dita e dyte në Vlorë. Çmimet në Shqipëri janë shumë me lirë se vendet në Europë, madje kam ftuar dhe një shoqen time të vijë në Shqipëri e ta vizitojë”.
“Jam Xhulia vij nga Ukraina. Hera e parë në Vlorë dhe më pëlqen çdo gjë këtu. Kam ardhur me bashkëshortin dhe shoqërinë dhe po shijojmë çdo gjë .Të lodhur dhe të mërzitur nga lufta nuk mund të lejojmë të mos jetojmë dhe pushojmë”.
“Jam Dhimitri nga Maqedonia e Veriut, hera e dytë që ndodhemi në Vlorë dhe për ne vazhdon të mbetet një nga vendet më të bukura e të përballueshme ekonomikisht krahasuar me Bullgarinë apo Greqinë”.