Vlorë, qëllon me sëpatë 18-vjeçarin dhe ia mbath

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 18-vjeçar është qëlluar me sëpatë pas një sherri dhe përfundoi në spital me gjendje të rënda.

Pas ngjarjes së rëndë mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Bako Zenelaj 41 vjeç, banues në fshatin Velcë, Vlorë.

“Arrestimi i tij është kryer për arsye se më datë 16.09.2017, në fshatin Ramicë, Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta, (kullota) ky shtetas ka goditur në dorë me sëpatë, shtetasin R.L.,18 vjeç, duke e plagosur rëndë dhe është larguar menjëhere nga vendi i ngjarjes”- njoofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi në kohë dhe mirorganizimi i punës policore ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin në kohë të këtij shtetasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?