Vlorë, shpërthim tritoli në afërsi të një lokali

Një shpërthim më lëndë eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Ngjarja u shënua rreth orës 03.35 të mëngjesit në afërsi të një lokali në lagjen ‘Rilindja’. Sipas të dhënave nga policia shpërthimi ndodhi afër lokalit në pronësi të S.Z, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

“Nuk kam konflikte me asnjë njeri”, i ka thënë Policisë , pronari i lokalit në Vlorë, ku shpërtheu eksplozivi pas mesnate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Servet Zyberi ka lokalin në lagjen Rilindja, që u dëmtua nga eksplozivi. Ai u mor në pyetje nga Policia dhe deklaroi se nuk ka konflikte, por Policia po heton tashmë problemet që mund të ketë i biri i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?