Vlorë, të martën nis vaksinimi për personelin shëndetësor

Ambientet e pallatit të sportit në Vlorë janë gati për nisjen e vaksinimit kundër Covid-19. Prej të martës pritet që procesi i vaksinimit të nisë edhe në qytetin e Vlorës me mbërritjen e dozave të para të vaksinës.

Vendi i përcaktuar nga autoritetet e shëndetit publik, do të jetë pallati i sportit. Mësohet se fillimisht do të jetë personeli mjekësor që do të marrë vaksinat e para.

Që nga 11 janari, kur nisi vaksinimi në Tiranë për personelin mjekësor, Vlora do të jetë qyteti i parë pas Tiranës që do të nisë vaksinimin kundër virusit që ka mbërthyer botën prej më shumë se një viti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?