Vlorë, trajtim psikologjik për burrat dhunues

Prej tremuajsh në Vlorë, qendra ligjore Vatra ka nisur trajtimin me psikologë edhe për burrat që dhunojnë gratë e tyre ose kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ky shërbim është një risi në atë që cilësohet si rehabilitimi dhunuesit, ku përveç dënimit penal, parashikohet edhe trajtimi psikologjik i tij.

”Ka lindur si nevojë e faktit që gjithmonë e kemi gjykuar si diçka të paplotë të punosh vetëm me gratë, prandaj na ka shtyre të punojmë edhe me burrat dhunues, që deri më tani nuk kanë marrë asnjë lloj trajtimi, në mënyrë që edhe ata të fillojnë një proces rehabilitimi”, thotë psikologu i klinikës “Vatra”, Edlir Doko.

Si ka qenë reagimi i dhunuesve kur janë përballur me psikologun, a e pranojnë se kanë nevojë të rehabilitohen? ”Ata shpesh herë tentojnë të distancohen, që mos të përfshihen emocionalisht por ka edhe nga ata që e kuptojnë që kanë probleme në sjelljen e tyre, ka që janë në proces divorci dhe e kuptojnë se ajo është për fajin e tyre”.

Tashmë trajtimi psikologjik për burrat dhunues do të specifikohet edhe në vendimin e gjykatës, kur përveç masës së dënimit do të përcaktohet në varësi të rastit edhe trajtimit psikologjik.

SHKARKO APP