Vlorë/Vaksinohen falas kundër gripit kategoritë në nevojë

Programi i vaksinimit kundër gripit stinor vijonnë të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Vlorë, ka vijuar me aplikimin e vaksinave pranë njerëzve në nevojë.

“Qendra shëndetësore Nr.3 pranë njerëzve në nevojë për vijimësinë e programit të vaksinimit kundër gripit për të rritur aksesin për vaksinim të shpejtë dhe të sigurtë. Punë e pandaluar teksa përballen çdo ditë me sfidën e madhe të pandemisë së Covid-19. Bëj vaksinën e gripit falas, pranë qendrës tënde shëndetësore. Mbro veten, familjen dhe njerëzit e dashur”, informon Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë.

Këtë vit u siguruan më shpejt në kohë edhe pse në një situatë të vështirë 368 mijë vaksina falas kundër gripit për grupet e rrezikuara. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjetër mbërriti sipas kalendarit të paracaktuar, duke bërë që në qendrat shëndetësore të funksionojë pa u ndalur procesi i vaksinimit falas.

SHKARKO APP