Vlorë/Vrau fqinjin për kamerën e sigurisë, kapet i riu

Java e shkuar shënoi rritje të frikshme të krimit. Një javë pas vrasjes së 60-vjeçarit Bujar Mehmeti në Vlorë policia ka vënë në pranga autiorin e dyshuar, 25-vjeçarin Jurgen Leci, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vrasje me dashje”.

Më datë 29 prill 2020, në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit”, pranë një karburanti, i arrestuari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta fqinjin e tij 60-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën në spital.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një konflikti banal të çastit. Sipas dëshmitarëve personat kishin konflikt edhe më parë mes njeri-tjetrit për shkak të kamerave të sigurisë. Kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e 60 vjeçarit sipas dëshmitarëve filmonin nga oborri i 25-vjeçarit teksa ky i fundit shpesh herë se ka pëlqyer këtë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu i ka bërë thirrje t’i heqë kamerat pasi nuk i pëlqente të filmonin nga shtëpia e tij dhe me pas konflikti ka degjeneruar në fyerje sharje dhe me pas në goditje me sende të forta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?