Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:45 Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik… Edi  Rama shkruan në postimin e darkës në facebook: “Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Dh*na, stresi dhe depresioni përkeqësojnë shëndetin mendor të grave në Shqipëri

Aktualitet E premte, 7 Korrik 2023 21:50
VOA: Dh*na, stresi dhe depresioni përkeqësojnë shëndetin mendor të grave në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi, dhuna seksuale dhe depresioni, thuhet në një studim të ekspertëve të shëndetit publik. Në raportin e publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” mbi shëndetin mendor të grave në Shqipëri, theksohet se gjendja u rëndua ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19 e në vazhdim, por ende mungojnë matje të rregullta mbi gjendjen e shëndetit mendor, bazuar në këndvështrimin gjinor.

Megjithëse nuk ka matje të rregullta nga pikëpamja e përkatësisë gjinore, ekspertët pohojnë se shëndeti mendor i grave dhe vajzave në Shqipëri është përkeqësuar nga Pandemia Covid-19 e në vazhdim. Afro 70 për qind e grave kanë raportuar gjatë intervistave episode depresioni, të cilat shtohen bashkë me rritjen e moshës së tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas një studimi të publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” bazuar në sondazhe me grupime të ndyshme, gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë rrezik më të lartë për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht të depresionit dhe ankthit.

“Kemi të dhënat tona kombëtare që risku për probleme të shëndetit mendor është më i madh tek vajzat dhe tek gratë. Çështjet më të shpeshta mes tyre janë depresioni dhe ankthi. Diferencat mes grave dhe burrave janë vazhdimisht të pranishme në çdo studim sado i takon grupmoshat dhe shtresat e ndryshme shoqërore. Të dhënat lidhur me shëndetit mendor duhet të jenë të ndara për burrat dhe për gratë për të ndihmuar dhe detajuar shërbimet e kësaj fushe”, thotë dr. Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Autorët sugjerojnë se të dhënat shëndetësore sistematike nga disa shërbime duhet të ndahen sipas gjinisë dhe madje theksuan se anashkalimi i dallimeve gjinore ose i paragjykimeve gjinore, mund të ketë pasoja klinike ose të shëndetit publik.

Dhuna në familje është e pranishme për afro 37 për qind të grave dhe vajzave, siç pohohet nga të dhëna të INSTAT dhe organizatave të shoqërisë civile, çka u sjell atyre ankth, depresion dhe mendime për vetëvrase.

Më shumë se 10 për qind e grave të dhunuara humbasin vendin e punës, pjesa tjetër kanë vështirësi të punojnë apo të gjejnë punë, çka dobëson shëndetin mendor e fizik dhe fuqinë e tyre ekonomike.

“Ajo që u evidentua si shqetësim gjatë raportit ishte fakti se vetëm gjysma e intervistuarve ishin gra që kishin shkuar të vizitoheshin dhe ishin diagnostikuar klinikisht nga një mjek për sa u përket çrregullimeve të shëndetit mendor. Gratë pohuan se më shumë përdornin shërbimin shëndetësor parësor dhe nuk e kishin aq të lehtë të bënin procesin e shtrimit në spital. Vërejmë se gratë e mbajnë për vete fshehur problematikën e shëndetit mendor dhe nuk duan ta shfaqin për shkak të stigmatizimit që mund të pësojnë nga shoqëria”, thotë Redina Çanaku, koordinatore projektesh pranë organizatës “Together for Life”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 2 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore

Studimi vëren se dy herë më shumë burra se sa gra diagnostikohen me depresion nga një profesionist dhe kjo mund të zbulojë një “pranim” ose “normalizim” me ndjenjën e depresionit tek shumë gra, të cilat priren të mos shkojnë te mjeku për problemin e tyre.

Autorët theksuan se depresioni i diagnostikuar është 5 herë më i ulët se sa depresioni real i raportuar nga popullata. Sondazhet tregojnë që burrat përdorin më shpesh shërbime spitalore dhe kjo mund të lidhet me faktorë kulturorë ose të sjelljes së tyre. Studimet vërejnë se ende nuk ka matje të rregullta e periodike mbi shëndetin mendor të grave dhe vajzave, të cilat ende kanë një qasje të kufizuar në këto shërbime, për shkak të stigmës sociale dhe mungesën e informacionit.

Shqipëria ka normat ndër më të ulëtat në kontinent sa i takon përdorimit të kujdesit shëndetësor për shëndetin mendor në Europë. Studimi thekson se Shqipëria ka ligje dhe politika të mira mbi shëndetin mendor dhe barazinë gjinore, megjithatë specifikat gjinore meritojnë një kujdes të veçantë, sepse shëndeti mendor mund të ketë karakteristika të ndryshme tek burrat dhe gratë./ VOA

Etiketat e lidhura

shqiperiastresi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 2 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 16 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 24 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.