Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:16 Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit Sot kryeministri Rama foli në Asamblenë e PS për disa probleme, por që në fillim ai kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit

Aktualitet E hënë, 23 Tetor 2023 15:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zëri i Amerikës

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti. Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së gjuhës shqipe në Harvard. Kolegu Burim Goxhuli ishte në qytetin Cambridge të Masaçusetsit ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe sjell më shumë hollësi mbi këtë programi.

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjerues, përveç atyre gjërave bazike, që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezentim, ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të gjuhës shqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, thotë zoti Limani për Zërin e Amerikës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Çosoviç ajo që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në Universitetin prestigjioz amerikan. Studentja e Shkencave Politike ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë të Malit të Zi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Para 28 minutash
Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 46 minutash
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 53 minutash

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip. Por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Klasët e gjuhës shqipe i zgjodhi edhe Kevin Dervishi, student shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tirana. “Ndoshta nuk duhet ta them këtë në televizion, por familjes sime ende nuk i kam treguar, sepse dua t’i befasoj me një shqipe më të mirë dhe duke qenë më afër me komunitetin shqiptar. Një ditë, kur shqipja ime të jetë shumë më e mirë, do t’u tregoj se çfarë kam mësuar. Mezi po pres t’i befasoj”, thotë ai.

Kevini po vazhdon studimet e doktoraturës për biologjinë e kancerit në Harvard. Ai thotë se pasi zgjodhi klasët e guhës shqipe, aftësitë e tij për t’u shprehur janë përmirësuar dukshëm. “Jam shumë i lumtur sepse kur isha i vogël, harrova gjithë gjuhën shqipe. Por tani do ta praktikoj gjuhën dhe do të flasë prap në shqip”, thotë ai. Studentja Çosoviç thotë se ruajtja e gjuhës është mënyra më e mirë për të mbajtur lidhjet me familjen.

“Prindërit e mi janë shumë krenar për mua, sepse ata kanë dashur gjithmonë që unë të jem shumë afër me kulturën dhe familjen time. Kur je më e lidhur me kulturën tënde është më e lehtë të jesh më afër me familjen. Kultura e shqiptarëve është të jesh më afër me familjen dhe të ruash lidhjet me komunitetin tend. Edhe ata janë shumë shumë krenarë për mua. Edhe ata që ndodhen në Mal të Zi. Gjithmonë pyesin për mua. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.

Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard. Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë. Ky rrjet është një dritare informimi për të gjithë studentët e rinj shqiptarë, që duan të studiojnë në këtë universitet. “Kur erdha në fillim në këtë program, menjëherë u njoha me studentë të tjerë shqiptarë, që ishin disa vite para meje. Pata mundësi të mësoj nga ata. Gjatë këtyre viteve në univesitet u njoha dhe ndihmoja studentët e rinj shqiptarë. Jemi një komunitet që e mbështesim njëri tjetrin”, thotë studenti shqiptaro-amerikan Kevin Dervishi.

Ky është viti i parë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë. “Këta studentë nesër kur të dalin nga universiteti zakonisht shkojnë nëpër vendet e tyre apo nëpër komunitetet e tyre dhe ka një ndikim shumë-dimensional sepse ata mbesin të informuar për Shqipërinë, dinë për shqiptarët në përgjithësi. Kjo mund të jetë një gjë shumë pozitive sepse ata nesër mund të jenë investitorë potencialë, ose ambasadorë potencialë të vendeve të tyre”, thotë zoti Limani.

Harvardi është i vetmi ndër universitet më të njohura prestigjioze amerikane, që ofron gjuhën shqipe. Veç tij, gjuha shqipe mësohet në disa institucione të tjera amerikane si Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti DePaul dhe Kolegji Mercy në Nju Jork. “I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër universitete në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, që me mundësitë e tyre të shohin se si mund të fillojnë një lëndë me zgjedhje, apo një kurs të gjuhës shqipe, apo edhe studentët për shembull në universitete të ndryshme mund të fillojnë një klub studentor i cili organizohet përreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë zoti Limani.

Zoti Limani shton se synimi i tij është që në të ardhmen, ndërsa rritet interesimi i studentëve për gjuhën shqipe, të themelohet edhe qendra për studime shqiptare në Universitetin e Harvardit.

Etiketat e lidhura

gjuha shqipeHarvard
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 16 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 28 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 29 minutash

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 37 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 18 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.