VOA: Shqipëri, institucionet refuzojnë dhënien e informacionit për gazetarët
Shqipëria prej disa kohësh, shënon hapa pas, përsa i përket lirisë së medias dhe transparencës. Por gjatë muajve të fundit, kur vendi u prek nga dy fatkeqësi natyrore tërmeti dhe pandemia, gazetarët janë përballur në mënyrë të përsëritur me heshtjen e institucioneve ose refuzimin për të dhënë informacione që janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Zërit të Amerikës dhe organizatës Faktoje, materiali në vazhdim na sjell qendrimin e disa ekpertëve të medias, të cilët pohojnë se kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni.