VOA: Trump shkruan se nuk do ta tolerojë gjatë Zelenskin!
“Zëri i Amerikës shkruan këtë hënë në darkë se “Presidenti i Shteteve të Bashkuara reagoi me zemërim pasi shpërndau në rrjetin Truth Social një lajm të agjencisë Associated Press ku citohej zoti Zelenksyy të shprehej se “mbarimi i luftës është shumë, shumë larg”.
“Kjo është deklarata më e keqe që ka bërë ndonjëherë Zelenskyy dhe Amerika nuk do ta tolerojë edhe për shumë kohë një gjë të tillë”, shkroi Presidenti Trump.
“Është ajo që kam thënë, se ky njeri nuk do paqe për sa kohë ka mbështetjen e Amerikës, dhe Evropa, në takimin që pati me Zelenskyyn e tha qartë se nuk mund ta realizojnë këtë (paqen) pa Shtetet e Bashkuara”, shkroi ai.
https://www.zeriamerikes.com/a/7995642.html
KOHA JONË SONDAZH

