Voda: Sistemi i ri i drejtësisë do të sjellë ndëshkime të vërteta të trafikantëve

Në konferencën kombëtare kundër trafikimit të personave zëvendës Ministrja e Brendshme, Rovena Voda tha se ngritja e isnitucioneve të reja, do të rijetësojë sistemin e drejtësisë. Sipas saj, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale, do të sjellin një histori të re në luften kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Voda: Edhe organet e drejtësisë i inkurajoj të rrisin dënimet e tyre për trafikantët. Lajmi i mirë është ngritja e 2 organeve kryesore të sistemit të drejtësisë, sikurse KLP dhe KLGJ, të cilat do t’i hapin rrugë ngritjes së strukturave të tjera si SPAK dhe BKH, dhe që jam e bindur se do të rijetësojnë gjithë sistemin dhe do të japin drejtësinë e munguar edhe për dënimet e krimeve në përgjithësi dhe të trafikantëve në veçanti.

Ndërsa e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Leyla Moses-Ones, e vuri theksin tek identifikimi i viktamve të trafikimit dhe rritjes së kapaciteteve për rehabilitimin tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leyla Moses-Ones: Identifikimi i viktimave të trafikimit është thelbësor për të shpëtuar jetën e tyre dhe me rëndësi jetike për ndjekjen e suksesshme penale. Viktimat duhet të identifikohen për të marrë shërbime. Kjo është arsyeja përse trajnime i duhen policisë, punonjësve sociale, prokurorëve dhe gjyqtarëve. Është aq i rëndësishëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në konferencë mori pjesë, zëvendës ambasadori i prezencës së OSBE-së Robert Wilton, i cili kërkoi vëmendje të shtuar kundër trafikimit të fëmijëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?